Shtatë kontejnerë digjen brenda natës, “Pastrimi” me apel për qytetarët

Shtatë kontejnerë digjen brenda natës, “Pastrimi” me apel për qytetarët

Shtatë kontejnerë janë djegur vetëm gjatë natës në dy rrugë të Prishtinës, “Sylejman Vokshi” dhe “Avalla”. Lajmi është bërë i ditur nga Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, e cila ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina të ndezura në kontejnerë.

Nga kompania është theksuar se djegia e mbeturinave dhe kontejnerëve paraqet rrezik serioz për shëndetin, pasi tymi ndot ajrin në lagje dhe dëmton ambientin.

“Mos i digjni kontejnerët dhe mos hidhni mbeturina të ndezura”, është apeli drejtuar qytetarëve.

Gjithashtu, kompania rikujton se dëmtimi dhe djegia e kontejnerëve mund të ndëshkohet edhe me gjoba nga institucionet përkatëse.

Apeli i KRM “Pastrimi”: Kujdes me mbeturinat e ndezura, një veprim i pakujdesshëm mund të rrezikojë shëndetin, ambientin dhe pronën publike.


/Motilokal.com