Gjendja në Liqenin e Sferkës në komunën e Klinës po ngre shqetësime te banorët e zonës. Sipas informacioneve të siguruara, pranë liqenit po depozitohen sasi të mëdha gurësh, të lidhura me aktivitetin e gurëthyese.
Pamjet nga zona tregojnë grumbullimin e gurëve pranë hapësirës së liqenit, duke ngritur pikëpyetje mbi ndikimin që ky aktivitet mund të ketë në mjedis dhe në vetë liqenin.
Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të dalin në terren, të verifikojnë situatën dhe të sqarojnë nëse aktiviteti dhe depozitimi i materialeve po zhvillohen në përputhje me lejet dhe rregulloret mjedisore.
Mbetet të shihet nëse institucionet do të ndërmarrin masa për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të kësaj zone.
/Motilokal.com
