Moti në Kosovë gjatë ditëve të para të javës pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me shumë diell dhe temperatura të larta për këtë periudhë të vitit.
Të hënën, në Kosovë parashihet mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.
Moti i ngrohtë dhe me diell do të vazhdojë edhe të martën, me temperatura që pritet të shënojnë rritje.
Edhe e mërkura do të karakterizohet nga mot i ngrohtë, me periudha të gjata me diell në pjesën më të madhe të vendit.

/Motilokal.com
