Rritet numri i turistëve në Kosovë, ja nga cilat vende erdhën më së shumti

Rritet numri i turistëve në Kosovë, ja nga cilat vende erdhën më së shumti

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se gjatë muajit korrik 2026, hotelet në Kosovë kanë pritur gjithsej 99 mijë e 53 vizitorë.

Sipas të dhënave të ASK-së, 32 mijë e 98 prej tyre ishin vizitorë vendorë, ndërsa 66 mijë e 954 ishin vizitorë të huaj.

Krahasuar me korrikun e vitit 2025, kur ishin regjistruar 77 mijë e 481 vizitorë, numri i përgjithshëm i vizitorëve në hotele është rritur për 27.8 për qind.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i net-qëndrimeve gjatë korrikut 2026 ishte 217 mijë e 798. Prej tyre, 149 mijë e 509 net-qëndrime, apo 68.6 për qind, u realizuan nga vizitorët e huaj, ndërsa 68 mijë e 289, ose 31.3 për qind, nga vizitorët vendorë.

Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra ndër vendet me më së shumti vizitorë

ASK ka publikuar edhe të dhënat për origjinën e vizitorëve të huaj.

Gjatë korrikut 2026, në Kosovë u regjistruan gjithsej 66 mijë e 954 vizitorë të huaj, që paraqet një rritje prej 31.7 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj erdhi nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia, ndërsa pjesa tjetër e vizitorëve ishte nga vende të tjera.

Të dhënat tregojnë se sektori hotelier në Kosovë ka shënuar rritje të dukshme gjatë korrikut, veçanërisht në numrin e vizitorëve të huaj.

/Motilokal.com