Ditë e ngrohtë dhe me diell parashihet e marta në Kosovë. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët, me kushte të favorshme atmosferike në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 15°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 31°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
