Moti të mërkurën, ja çfarë parashikohet në Kosovë

Moti të mërkurën, ja çfarë parashikohet në Kosovë

Ditë e ngrohtë dhe kryesisht me diell pritet të jetë e mërkura në Kosovë. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot i kthjellët, me vranësira të pakta dhe atmosferë të qëndrueshme në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 16°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 32°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com