Dy persona janë gjobitur me nga 500 euro, pasi janë identifikuar nga Policia e Kosovës si përgjegjës për ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura në Malishevë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti i parë është raportuar rreth orës 19:05, në rrugën “William Walker”, ndërsa rasti i dytë rreth orës 20:30, në rrugën “Skënderbeu” në Malishevë.
Pas ndërhyrjes dhe veprimeve policore, zyrtarët kanë arritur t’i identifikojnë personat përgjegjës për ndezjen e zjarreve.
Policia ka bërë të ditur se, përveç rrezikimit të hapësirave përreth, veprimet e tyre kanë shkaktuar edhe ndotje të ambientit.
Ndaj dy personave janë ndërmarrë masat përkatëse ligjore dhe secilit prej tyre i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
/Motilokal.com
