Moti në Shqipëri gjatë ditës së enjte do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të herëpashershme. Gjatë mesditës dhe pasdites, në zonat malore pritet shtim i vranësirave, duke sjellë reshje të izoluara shiu me intensitet të dobët.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22°C deri në 33°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
