Moti të premten, ja çfarë parashikohet në Shqipëri

Moti të premten, ja çfarë parashikohet në Shqipëri

Moti në Shqipëri gjatë ditës së premte do të karakterizohet nga alternimi i intervaleve me diell dhe vranësirave. Gjatë mesditës dhe pasdites, vranësirat pritet të shtohen gradualisht, veçanërisht në zonat malore.

Në relievet malore të lindjes dhe juglindjes së vendit nuk përjashtohen reshje të dobëta shiu, me karakter të izoluar dhe lokal.

Në pjesën tjetër të territorit, kushtet atmosferike pritet të jenë përgjithësisht të qëndrueshme, me periudha të kthjellëta.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23°C deri në 34°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com