Një zjarr që përfshiu një pjesë të zonës malore në fshatin Belinc të Shtimes ka vënë në alarm banorët, pasi flakët rrezikonin të përhapeshin drejt shtëpive dhe pronave përreth.
Pas marrjes së informatës për zjarrin, zyrtarët e Stacionit Policor në Shtime kanë reaguar me shpejtësi dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë angazhuar në menaxhimin dhe sigurimin e zonës.
Policia ka vepruar në koordinim me ekipet e zjarrfikësve, duke kontribuar në krijimin e kushteve të sigurta për intervenim dhe në mbrojtjen e banorëve dhe pronës nga përhapja e flakëve.
Falë reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe zjarrfikësve, zjarri është vënë nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij të mëtejshme drejt zonave të banuara.
Ky intervenim dëshmon rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në situata emergjente, veçanërisht kur rrezikohet jeta e qytetarëve dhe prona e tyre.
/Motilokal.com
