Moti të shtunën, ja çfarë parashikohet në Shqipëri

Moti të shtunën, ja çfarë parashikohet në Shqipëri

Moti gjatë ditës së shtunë pritet të jetë i paqëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit. Do të ketë alternime mes intervaleve të shkurtra me kthjellime dhe vranësirave, të cilat herë pas here do të bëhen më të dendura.

Reshje shiu me intensitet të ulët priten në zona të ndryshme, ndërsa gjatë pasdites nuk përjashtohen shtrëngata të shkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mundësia për fenomene më të theksuara do të jetë kryesisht në zonat lindore.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 19°C deri në 27°C.

/Motilokal.com