Shqipëria pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm gjatë ditëve të para të javës, me alternime mes kthjellimeve dhe vranësirave.
Të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira, të cilat do të jenë më të theksuara kryesisht në zonat malore.
Të martën pritet mot kryesisht i kthjellët dhe me diell në pjesën më të madhe të territorit.
Ndërsa të mërkurën, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, pa ndryshime të theksuara në kushtet atmosferike.

/Motilokal.com
