Njihuni me kushtet meteorologjike për ditën e premte në Shqipëri

Njihuni me kushtet meteorologjike për ditën e premte në Shqipëri

Gjatë ditës së premte, Shqipëria do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm dhe intervale të gjata me diell. Në orët e mesditës dhe pasdites pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, veçanërisht në zonat malore.

Në këto rajone nuk përjashtohen reshje të izoluara dhe me intensitet të dobët, kryesisht në formën e pikave të shiut. Pjesa tjetër e territorit do të mbetet kryesisht e thatë, me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 19°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 29°C gjatë pasdites.

/Motilokal.com