Të shtunën, moti në Shqipëri do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të herëpashershme, sidomos në zonat malore të veriut dhe lindjes. Në këto zona priten edhe reshje të dobëta shiu, kryesisht gjatë ditës.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 20°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 29°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
