Ditën e shtunë, moti në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të herëpashershme. Gjatë pasdites, në disa pjesë të vendit mund të zhvillohen reshje shiu dhe stuhi të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 15°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 28°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
