Njihuni me parashikimin e motit për sot në Shqipëri

Njihuni me parashikimin e motit për sot në Shqipëri

Shqipëria do të nisë ditën me mot të kthjellët, por gjatë orëve në vijim vranësirat do të shtohen gradualisht dhe do të bëhen më të dendura në pjesën më të madhe të vendit.

Nga mesdita deri në orët e pasdites priten reshje shiu kryesisht të dobëta në zona të ndryshme të territorit. Në zonat malore, reshjet mund të jenë lokalisht më të theksuara dhe të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 21°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 29°C gjatë pasdites.

/Motilokal.com