Njihuni me parashikimin meteorologjik për të martën në Shqipëri

Njihuni me parashikimin meteorologjik për të martën në Shqipëri

Ditën e martë Shqipëria do të ketë mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Në mëngjes priten reshje të dobëta shiu në juglindje të vendit.

Gjatë ditës, reshje lokale shiu mund të shfaqen në zonat veriore dhe lindore, ndërsa në zonat malore nuk përjashtohen shtrëngata të izoluara.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 13°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 25°C gjatë pasdites.

/Motilokal.com