Pastrimi paralajmëron qytetarët: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave vëllimore në hapësira publike

Pastrimi paralajmëron qytetarët: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave vëllimore në hapësira publike

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi“ u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina vëllimore në hapësira publike.

Përmes një njoftimi, kompania ka paralajmëruar se personat që vendosin mbeturina vëllimore në vende të palejuara mund të gjobiten me 500 euro nga Inspektorati i Komunës.

Kompania “Pastrimi” u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të shmangin hedhjen e tyre në hapësira publike.

/Motilokal.com