Njihuni me parashikimin meteorologjik për të mërkurën në Shqipëri

Njihuni me parashikimin meteorologjik për të mërkurën në Shqipëri

Moti të mërkurën në Shqipëri do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në zonat malore të lindjes priten vranësira të pakta dhe kalimtare, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë me mot të qëndrueshëm.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 10°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 23°C gjatë pasdites.

/Motilokal.com