Pamje mahnitëse nga Shpella te Rrasa e Zogut në “Bjeshkët e Nemuna”

Pamje mahnitëse nga Shpella te Rrasa e Zogut në “Bjeshkët e Nemuna”

Pamje të veçanta nga Shpella te Rrasa e Zogut, në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, sjellin një tjetër dëshmi të bukur të pasurisë natyrore të Kosovës.

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” ka publikuar pamje nga kjo zonë, duke ftuar qytetarët dhe vizitorët të zbulojnë bukuritë natyrore që ofron parku.

Shpella te Rrasa e Zogut është një nga peizazhet që dëshmon larminë dhe bukurinë e jashtëzakonshme të “Bjeshkëve të Nemuna”. Ta shijojmë natyrën, ta ruajmë dhe ta mbrojmë atë.


/Motilokal.com