Gjatë ditës së premte, moti në Shqipëri do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të shkurtra me kthjellime.
Reshjet e shiut do të nisin fillimisht përgjatë vijës bregdetare, me intensitet të ulët, për t’u shtrirë gradualisht edhe në pjesën tjetër të territorit.
Në ultësirën perëndimore, reshjet pritet të marrin karakterin e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara lokalisht me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Ndërkohë, në zonat malore të verilindjes, lindjes dhe juglindjes së vendit, reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 13°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 18°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
