Ora dimërore po afron, ja kur do të kthehen akrepat një orë prapa

Ora dimërore po afron, ja kur do të kthehen akrepat një orë prapa

Kalimi nga ora verore në atë dimërore këtë vit do të bëhet në natën ndërmjet 24 dhe 25 tetorit 2026.

Të dielën, më 25 tetor, në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat e orës do të kthehen në orën 02:00. Kjo do të thotë se do të kemi një orë më shumë për të fjetur, pasi periudha nga ora 02:00 deri në 03:00 do të përsëritet.

Ndryshimi i orës pritet të kryhet automatikisht në telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe pajisjet e tjera të lidhura me internetin. Ndërsa orët analoge dhe disa pajisje të tjera duhet të rregullohen manualisht.

Pas kalimit në orën dimërore, dielli do të lindë dhe do të perëndojë afërsisht një orë më herët sipas orarit të ri. Si rezultat, mëngjeset do të jenë më të ndriçuara, ndërsa errësira do të fillojë më herët gjatë pasdites.

Ndryshimi i orës mund të ndikojë përkohësisht në ritmin e gjumit dhe rutinën e përditshme, derisa organizmi të përshtatet me orarin e ri.

/Motilokal.com