Gjatë ditës së shtunë, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të herëpashershme. Vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore, ku mund të ketë reshje të dobëta dhe të përkohshme shiu. Në pjesën më të madhe të territorit, pasditja pritet të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike, me kthjellime më të shpeshta.Në orët e mbrëmjes, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 11°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 25°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
