Njihuni me kushtet meteorologjike për ditët e para të javës në Shqipëri

Njihuni me kushtet meteorologjike për ditët e para të javës në Shqipëri

Moti në Shqipëri gjatë ditës së hënë parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta dhe kalimtare përgjatë zonave malore në lindje dhe juglindje, kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Në jug të vendit, përgjatë relieveve malore, priten reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu, në formën e pikave të shiut. Pas orëve të pasdites, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Në orët e para të mëngjesit, në zonat malore dhe luginore, prania e mjegullës lokale dhe mjegullinës mund të sjellë ulje të përkohshme të dukshmërisë.

Të martën, moti parashikohet të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.

Ndërsa të mërkurën, vendi pritet të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, duke ruajtur kushte përgjithësisht të qëndrueshme atmosferike.

/Motilokal.com