Java në Kosovë do të nisë me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Të hënën pritet alternim i intervaleve me diell dhe vranësirave, të cilat në disa zona mund të shoqërohen me reshje të lehta shiu.
Të martën, vendi do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, ndërsa herë pas here do të ketë edhe kalime të vranësirave.
Kushte të ngjashme atmosferike parashihen edhe të mërkurën, me periudha me diell dhe vranësira të shpërndara në pjesë të ndryshme të Kosovës.

/Motilokal.com
