Pamje të publikuara nga mediat e huaja thuhet se tregojnë momentet e frikshme kur familjet në Nepal detyrohen të largohen me nxitim për të shpëtuar jetën, ndërsa rrëshqitjet e dheut shembin shtëpitë e tyre. Ngjarja vjen disa javë pas përmbytjeve shkatërruese, të cilat raportohet se u morën jetën 1,400 personave.
Në disa prej pamjeve shihet një familje që bërtet e tmerruar, ndërsa toka nën shtëpinë e saj shembet me shpejtësi.
Pemë dhe ndërtesa rrëzohen njëra pas tjetrës, ndërsa familjarët, të pafuqishëm për të ndërhyrë, shohin se si gjithçka shembet para syve të tyre.
Teksa rrëshqitja e dheut vazhdon, familja detyrohet të largohet nga zona e rrezikuar. Të rriturit mbajnë në krahë fëmijët e vegjël, të cilët qajnë nga frika dhe paniku.
Pamje të tjera tregojnë njerëz që bërtasin të tmerruar, ndërsa një shtëpi e tërë shembet nga rrjedha e fuqishme e ujit të përmbytjes. Pasi qëndron për pak çaste e lëkundur në buzë të lumit, ndërtesa shembet dhe merret nga rrjedha e ujit.
Rrëshqitjet e fundit të dheut janë shkaktuar nga reshjet intensive dhe stuhitë e fuqishme. Si pasojë, në Indi kanë humbur jetën 56 persona, ndërsa në Nepal raportohen 14 viktima dhe 11 të zhdukur.
/Motilokal.com
