Jaupaj në Itali: Angazhim për menaxhim të qëndrueshëm dhe të integruar të burimeve ujore.

Jaupaj në Itali: Angazhim për menaxhim të qëndrueshëm dhe të integruar të burimeve ujore.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, mori pjesë në Takimin e Dytë Ministror për Ujin të Unionit për Mesdheun, që u zhvillua në Romë të Italisë, me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, dhe Komisioneres Evropiane për Mjedisin, Jessika Roswall.

Takimi mblodhi përfaqësues të vendeve të rajonit euro-mesdhetar dhe u përqendrua në sfidat kryesore që lidhen me menaxhimin e burimeve ujore, përfshirë thatësirat, përmbytjet dhe ndotjen e ujërave.

Gjatë fjalës së tij, ministri Jaupaj theksoi angazhimin e Shqipërisë për një menaxhim të sigurt, të qëndrueshëm dhe të integruar të burimeve ujore.

“Përballë ndryshimeve klimatike, përmbytjeve dhe thatësirave, na duhen institucione më të forta, investime dhe bashkëpunim më i ngushtë mes vendeve të Mesdheut”, u shpreh Jaupaj.

Ai deklaroi gjithashtu se Shqipëria mbështet Deklaratën Ministrore për Ujin dhe Iniciativën e Romës, duke i cilësuar ato si hapa konkretë për forcimin e bashkëpunimit mjedisor në rajon.

“Shqipëria është e gatshme të punojë me Unionin për Mesdheun, Bashkimin Evropian dhe partnerët rajonalë për ta kthyer këtë angazhim në rezultate konkrete”, tha ministri Jaupaj.

/Motilokal.com