Në Lushnjë vijon operacioni për menaxhimin e situatës së krijuar në rezervuarin e Kasharajt, ku Forcat e Armatosura janë angazhuar në mbështetje të strukturave të Bashkisë dhe Emergjencave Civile.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, në operacion janë angazhuar 49 efektivë, 11 mjete vetëshkarkuese dhe 3 gomone nga Forca Tokësore dhe Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura.
Ekipet po punojnë për pastrimin e rezervuarit dhe menaxhimin e situatës, ndërsa operacioni do të vijojë deri në normalizimin e plotë të gjendjes.
/Motilokal.com
