Miratohet Projektligji për Menaxhimin e Resurseve Ujore në Kosovë

Miratohet Projektligji për Menaxhimin e Resurseve Ujore në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Menaxhimin e Resurseve Ujore, i cili synon forcimin e mbrojtjes dhe menaxhimit të ujërave në vend.

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, bëri të ditur se projektligji parasheh krijimin e Agjencisë së Ujërave dhe avancimin e kuadrit ligjor për menaxhimin e resurseve ujore, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Një tjetër risi është krijimi i strukturës administrative të Rojave të Ujërave, të cilët do të kenë përgjegjësi të drejtpërdrejta për detyrat që lidhen me mbrojtjen e resurseve ujore.

Sipas ministres Pacolli, miratimi i projektligjit përbën një hap të rëndësishëm drejt menaxhimit më të qëndrueshëm të ujërave dhe mbrojtjes së tyre si një nga pasuritë më të rëndësishme të Kosovës.

/Motilokal.com