Ky do të jetë moti për sot dhe nesër në Shqipëri

Ky do të jetë moti për sot dhe nesër në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në mesditë dhe pasdite, ndërsa në mbrëmje me kthjellimet. Reshje shiu pritet të ketë në zonat lindore të vendit.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 15 deri në 20 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 2 m/s në drejtim të veriperëndimit.

Dita e enjte do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 21 °C. Era do të fryjë me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veriut dhe veriperëndimit./Motilokal.com