Dita e premte do të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike në Shqipëri. Pjesa më e madhe e ditës do të karakterizohet nga intervale të gjata me diell, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kalime të herëpashershme të vranësirave të pakta dhe mesatare. Në përgjithësi, moti do të mbetet i kthjellët në të gjithë territorin.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 12°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 26°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
