Përmbytje shkatërruese godasin ishullin grek: Urdhër evakuimi i turistëve dhe njerëzve të bllokuar në vetura

Përmbytje shkatërruese godasin ishullin grek: Urdhër evakuimi i turistëve dhe njerëzve të bllokuar në vetura

Përmbytjet pas stuhive të forta bllokuan disa njerëz në veturat e tyre dhe detyruan evakuimin e disa turistëve në ishullin turistik grek të Kretës, thanë zyrtarët lokalë.

Forca e përmbytjeve rrëmbeu disa vetura dhe pemë në det.

"Na u desh të evakuonim disa turistë dhe një grua u dërgua në spital si masë paraprake", tha Manolis Frangoulis, kryebashkiak i qytetit portual të Ierapetrës në Kretë.

Qyteti në bregdetin juglindor të Kretës u godit nga shira të rrëmbyeshëm të premten dhe të shtunën, të cilët bllokuan rrugët e mbuluara me materiale që lëvizin në ujë.

"Kemi vetura në det dhe i gjithë shërbimi po punon të paktën për të rivendosur trafikun", tha Frangoulis.

Në rrugën midis Ierapetrës dhe Sitias, përmbytjet bllokuan 23 persona në veturat e tyre, njoftoi televizioni shtetëror ERT.

Tre turistë dhe shoferi i taksisë së tyre u detyruan të braktisnin automjetin e tyre pasi përmbytjet e menjëhershme filluan ta rrëmbenin veturën, shtoi ERT.

Në portin e Hanias, një destinacion i njohur turistik, valët e mëdha dëmtuan restorantet dhe objektet turistike përgjatë bregdetit.

Mbrojtja Civile u bëri thirrje banorëve të disa qyteteve të kufizojnë lëvizjen.

Zëvendësguvernatori i Rajonit të Heraklionit, Nikos Syrigonakis, tha se shërbimet e emergjencës po punonin për të pastruar rrëshqitjet e vogla të dheut dhe mbeturinat nga rrugët lokale.

Ai i tha agjencisë greke të lajmeve ANA se shërbimet janë ende në gatishmëri të lartë dhe po monitorojnë nivelet e ujit në përrenj dhe lumenj.

Midis të premtes dhe të shtunës, në zonën e Hanias ranë 42 centimetra shi, njoftoi Observatori Kombëtar Grek.

Shpejtësia e erës arriti në tetë dhe nëntë gradë të shkallës Beaufort, njoftoi shërbimi meteorologjik EMY.

/Motilokal.com

 (Foto: EPA-EFE)