Moti do të paraqitet kryesisht i kthjellët dhe me diell në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë ditën e martë. Gjatë orëve të pasdites mund të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave të pakta dhe mesatare, por pa sjellë ndryshime të theksuara atmosferike. Në përgjithësi, dita do të vijojë me mot të qetë dhe të qëndrueshëm.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 15°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 26°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
