Agjencia Evropiane e Mjedisit vlerëson Shqipërinë për performancën e saj më të mirë ndonjëherë

Agjencia Evropiane e Mjedisit vlerëson Shqipërinë për performancën e saj më të mirë ndonjëherë

Agjencia Evropiane e Mjedisit vlerësoi Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për performancën më të mirë, vlerësim që e ka ngjitur ndjeshëm në renditje.

“Agjencia Evropiane e Mjedisit në webinarin e saj të radhës me Rrjetin Evropian të Informacionit dhe Vëzhgimit Mjedisor, pjesë e të cilës është edhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ka prezantuar rezultatet e vlerësimit të raportimeve mjedisore që vendet kanë bërë gjatë vitit 2019 drejt këtij institucioni”, thuhet në njoftim.

Image may contain: text

Në njoftimin e Agjencisë Evropiane të Mjedisit thuhet: “Me kënaqësi konstatojmë se Shqipëria është në performancën më të mirë të saj, 72%, shënuar ndonjëherë, duke u ngjitur ndjeshëm në renditje. Ky është rezultat i punës dhe përkushtimit të ekspertëve të saj, nominuar si NRC, dhe vizionit të institucionit për t’i kushtuar vëmendjen dhe angazhimin e duhur këtij procesi në nivele evropiane./Motilokal.com