Moti në Shqipëri të mërkurën do të jetë kryesisht i qëndrueshëm. Gjatë ditës priten intervale me diell, ndërsa vranësirat do të shfaqen herë pas here, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore. Në orët e mesditës dhe pasdites, vranësirat do të jenë më të dukshme në veri të vendit.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 15°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 26°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
