Njihuni me kushtet e motit që priten të enjten në Shqipëri

Njihuni me kushtet e motit që priten të enjten në Shqipëri

Për ditën e enjte, kushtet atmosferike në Shqipëri do të jenë të paqëndrueshme. Pjesa më e madhe e territorit do të përfshihet nga vranësira mesatare dhe të dendura, ndërsa në qendër dhe në jug do të ketë edhe intervale të shkurtra me kthjellime.

Gjatë ditës priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të dobët në një pjesë të madhe të vendit. Në veri dhe lokalisht në zonat qendrore, reshjet mund të jenë më të shpeshta dhe herë pas here të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 15°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 24°C gjatë pasdites.

/Motilokal.com