Policia e Kosovës apelon për kujdes në trafik për shkak të kushteve atmosferike

Policia e Kosovës apelon për kujdes në trafik për shkak të kushteve atmosferike

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, për shkak të të reshurave atmosferike, mjegullës dhe rrugëve të lagështa, të cilat mund të vështirësojnë qarkullimin dhe të rrisin rrezikun për aksidente.

Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe dukshmërinë, të mbajnë distancën e sigurisë ndërmjet automjeteve dhe të përdorin dritat përkatëse gjatë ngasjes në mjegull.

Kujdes i veçantë kërkohet edhe nga motoçiklistët, biçiklistët dhe këmbësorët, ndërsa pasagjerët duhet të përdorin rripin e sigurisë.

Policia e Kosovës vazhdimisht apelon për respektimin e rregullave dhe shenjave të trafikut, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës së qytetarëve.

/Motilokal.com