Moti në Kosovë gjatë ditës së shtunë do të jetë me diell dhe vranësira të herëpashershme. Në disa pjesë të vendit priten edhe riga të dobëta shiu, ndërsa në pjesën tjetër të territorit do të mbizotërojë mot kryesisht i thatë.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 13°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 24°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
