Bora e parë zbardh Brezovicën dhe Prevallën në tetor

Bora e parë zbardh Brezovicën dhe Prevallën në tetor

Reshjet e borës kanë zbardhur zonat malore të Brezovicës dhe Prevallës, duke krijuar pamje të bukura dimërore në mes të tetorit.

Temperaturat e ulëta në viset malore kanë sjellë reshjet e para të borës, ndërsa peizazhi i mbuluar me të bardhë u jep këtyre zonave një pamje të veçantë.

Brezovica dhe Prevalla, të njohura për bukuritë e tyre natyrore, po marrin kështu pamjen e parë dimërore edhe pse jemi në stinën e vjeshtës.


/Motilokal.com