Njihuni me motin që do të mbizotërojë të enjten në Shqipëri

Njihuni me motin që do të mbizotërojë të enjten në Shqipëri

Moti në Shqipëri gjatë ditës së enjte do të karakterizohet nga kthjellime në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa herë pas here priten kalime të vranësirave të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat me reliev të lartë malor.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 7°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 20°C gjatë pasdites.

/Motilokal.com