Kjo është tabela e rasteve me COVID-19 në Kosovë

Kjo është tabela e rasteve me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se të mërkurën është konfirmuar vetëm një rast me koronavirus në Kosovë.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se vetëm ditën e mërkurë janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Vushtrrisë.

Me të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 1,048.

IKSHPK-ja po ashtu ka bërë me dije se të mërkurën janë shëruar edhe shtatë pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 801.

Ndërsa deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga koronavirusi 30 pacientë. /Motilokal.com