Njihuni me motin që do të mbizotërojë të martën në Shqipëri

Njihuni me motin që do të mbizotërojë të martën në Shqipëri

Moti në Shqipëri gjatë ditës së martë pritet të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin. Kjo gjendje atmosferike do të favorizohet nga masat ajrore të thata dhe të qëndrueshme, të cilat do të mbajnë motin të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 12°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 23°C gjatë pasdites.

/Motilokal.com