Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit ka njoftuar se vendosja e fletëpalosjeve reklamuese mbi veturat e parkuara nuk është praktikë e lejuar.
Përmes një njoftimi, ky departament u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e tilla.
Qytetarët mund të paraqesin ankesat përmes numrit pa pagesë 0800 11 000, në numrin +383 46 311 000 ose përmes emailit [email protected].
Departamenti u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë duke raportuar rastet e tilla.
