Mahnitëse, uji në Bosfor merr ngjyrë të bruztë

Mahnitëse, uji në Bosfor merr ngjyrë të bruztë

Ngushtica e Bosforit në Stamboll, që ndan pjesën evropiane dhe aziatike të Turqisë dhe lidh Detin Marmara dhe Detin e Zi, ka ndryshuar ngjyrën e tij në të bruztë, që ka shqetësuar po njëkohësisht edhe ka mahnitur qytetarët e Stambollit.

Duke folur mbi arsyet e mundshme të ndryshimit të ngjyrës, profesori Hüseyin Toros nga Universiteti Teknik i Stambollit tha për Agjencinë e Lajmeve Demirören (DHA) era e verilindjes është arsyeja e këtij transformimi.

“Organizmat njëqelizorë që janë tërhequr në Bosfor nga era verilindore krijojnë ngjyrën bruz në sipërfaqen e ujit me refraksion. Lëvizjet e ajrit në atmosferë, lëvizjet brenda ujit, mikroorganizmat e ndryshëm dhe ndryshimi i dritës së diellit gjatë ditës gjithashtu mund të shkaktojnë një ndryshim në ngjyrën e ujit", tha ai.

This photo shows Rumeli Hisarı and some houses on the foothills of the Bosporus on the European side of Istanbul, Turkey, May 25, 2020. (DHA Photo)

Gjithashtu thuhet se mund të bëhet fjalë për të ashtuquajturin "shpërthimi planktonik", respektivisht rritje e numrit të planktoneve, që janë organizma mikroskopik që qëndrojnë në det ose në tokë.

Toros shtoi se uji do të kthehet në ngjyrën e tij normale brenda dy ditësh./Motilokal.com