Gjatë ditës së sotme, Kosova do të përfshihet nga intervalet me diell dhe vranësirat, të cilat pritet të sjellin herë pas here reshje të dobëta shiu, veçanërisht gjatë orëve të pasdites. Në zonat malore, reshjet do të jenë në formë bore.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 2°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 8°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
