Ministria del me njoftim: Reshje bore në zonat malore, apelohet për kujdes në rrugë

Ministria del me njoftim: Reshje bore në zonat malore, apelohet për kujdes në rrugë

Reshjet e para të borës kanë nisur në zonat malore të Kosovës, përfshirë Prevallën dhe Bjeshkët e Rugovës.

Ministria e Infrastrukturës u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentet rrugore ku mund të krijohen ngrica.

Sipas Ministrisë, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren 24 orë në ditë dhe janë të gatshme për pastrimin e borës dhe trajtimin e ngricave, varësisht nga gjendja e rrugëve.

Ministria ka rikujtuar gjithashtu se pajisjet dimërore janë të detyrueshme nga 15 nëntori deri më 15 mars.

Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet që para nisjes të kontrollojnë gjendjen e gomave, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancë më të madhe dhe të shmangin frenimin e menjëhershëm.

/Motilokal.com