Shkencëtarët paralajmërojnë se zjarret ‘zombi’ mund të rikthejnë flakët masive në Arktik

Shkencëtarët paralajmërojnë se zjarret ‘zombi’ mund të rikthejnë flakët masive në Arktik

Shkencëtarët kanë njoftuar se kanë parë sinjale të mëdha për rikthim të zjarreve rreth Arktikut, pas një pranvere të nxehtë dhe të pazakonshme.

Sipas Shërbimit të Bashkimit Evropian për Monitorim Atmosferik Kopernikus, më 27 maj në pamjet satelitore janë vërejtur zjarre pa flakë, të ashtuquajtura “zombie zjarre”, të cilat pritet të rriten teksa ndryshojnë stinët.

Ata thanë se temperaturat më të larta se mesatarja u regjistruan në Grenlandë dhe Siberinë veriore dhe bregdetare në prill të këtij viti.

Shkencëtari dhe eksperti për zjarret në Shërbimin për Monitorim Atmosferik Kopernikus Mark Parrington, tha se zonat kyçe janë të koncentruara në pjesët që janë djegur verën e kaluar – Rusia, Grenlanda, Kanadaja, dhe shteti amerikan, Alaska.

Tymi nga zjarret e paraqitura në Fairbanks, Alaska, vitin e kaluar.  Shkencëtarët kanë frikë se mund të ketë më shumë zjarre se zakonisht këtë vit

“Ne kemi parë në vëzhgimet satelitore zjarre pa flakë, që tregojnë se ‘zombi’ zjarret mund të rikthehen, ndonëse nuk janë konfirmuar madhësitë”, ka thënë ai.

Në gusht të vitit të kaluar është regjistruar rekord i djegies së 5.5 milionë hektarëve tokë vetëm në Rusi, kryesisht në Siberi.

Klimatologët kanë paralajmëruar një sipërfaqe prej rreth 100,000 fushave të futbollit të humbur, ose afërsisht të njëjtën madhësi si Lanzarote.

Zjarret përbëjnë një rrezik serioz pasi ato mund të shkaktojnë shkrirjen e hapësirave të akullta të cilat më pas mund të ndikojnë në lirim të dioksidit të karbonit në atmosferë, njëherësh destabilizimin e nivelit të detit. Shkrirja e akujve mund të ndikojë edhe në lirimin e gazrave të metanit./Motilokal.com