Agjencia Evropiane e Hapësirës planifikon rikthimin e njeriut në Hënë

Agjencia Evropiane e Hapësirës planifikon rikthimin e njeriut në Hënë

Një modul evropian do të shoqërojë kthimin e njerëzve në Hënë në vitin 2024, si pjesë e misionit të tretë të programit Artemis të NASA-s. Kjo u njoftua nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), e cila ka nënshkruar një kontratë me “Airbus” për ndërtimin e Modulit të tretë të Shërbimit Evropian (ESM) për anijen “Orion” të NASA-s, transmeton Agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Zbritja e fundit njerëzore në Hënë ndodhi në dhjetor të vitit 1972 me misionin Apollo 17. Duke imagjinuar anijen “Orion” si një shtëpi hapësinore, moduli Evropian përfaqëson katin e tij të parë. Me 20,000 përbërësit e saj, ajo do të sigurojë gjithçka që është e nevojshme për të mbajtur në jetë astronautët gjatë udhëtimit në modulin e strehimit: ujë, ajër, shtytje me gati 9 ton karburant, energji elektrike me 4 panelet e saj diellore dhe një temperaturë të rehatshme.

"Duke hyrë në këtë marrëveshje, ne përsëri demonstrojmë se Evropa është një partner i fortë dhe i besueshëm i ‘Artemis’", komentoi David Parker, Drejtori i ESA-s.

“Moduli evropian i shërbimit paraqet një kontribut thelbësor, i cili do të lejojë kërkimin shkencor, zhvillimin e teknologjive kryesore dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Misione frymëzuese që do të zgjerojnë praninë e njeriut përtej orbitës së ulët të Tokës", tha Parker./Motilokal.com