Francë, dritë jeshile për përdorimin e aplikacionit kundër COVID-19

Francë, dritë jeshile për përdorimin e aplikacionit kundër COVID-19

Më 25 maj, autoriteti francez për mbrojtjen e të dhënave nxori një vendim për një projekt-dekret në lidhje me aplikacionin celular "StopCovid". Qëllimi i këtij aplikacioni është të informojë përdoruesit se ata kanë qenë në afërsi të dikujt që është diagnostikuar pozitiv me COVID-19.

Aplikacioni “StopCovid”, bazuar në teknologjinë “Bluetooth”, ka ngjallur shqetësime në lidhje me mbikëqyrjen në disa qarqe politike, përfshirë dhe në partinë qeverisëse të presidentit, Emmanuel Macron.

Megjithatë, Komisioni Kombëtar i Francës për Teknologji dhe Liri (CNIL), vendosi që modelimi i aplikacionit të respektonte rregullat e mbrojtjes së të dhënave.

CNIL konsideron se aplikacioni mund të vendoset legalisht për sa kohë që është një mjet plotësues për të ndihmuar masat e hetimit shëndetësor në person dhe siguron alarmime më të shpejta në rast kontakti me një person të infektuar, përfshirë edhe për kontaktet që ata nuk i njohin.

Sidoqoftë, CNIL konsideron se dobia e vërtetë e aplikacionit do të duhet të vlerësohet më saktë pas fillimit të saj. Kohëzgjatja e funksionimit të saj duhet të kushtëzohet nga rezultatet e këtij vlerësimi të rregullt./Motilokal.com