Larja e duarve është më e mirë sesa mbajtja e dorezave për të parandaluar infektimin nga koronavirusi

Larja e duarve është më e mirë sesa mbajtja e dorezave për të parandaluar infektimin nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përmes këshillave ka rekomanduar që larja e rregullt e duarve me ujë dhe sapun është me e efektshme sesa mbajtja e dorëzave për të parandaluar infektimin me koronavirus.

Pyetje: A është efektive përdorimi i dorezave plastike në ambientet e jashtme për të parandaluar infektimin me COVID-19?

JO. Larja e rregullt e duarve me ujë dhe sapun ofron më shumë mbrojtje kundër COVID-19 sesa përdorimi i dorezave plastike.

Ti mund të prekesh nga COVID-19 nga kontaminimi i dorezave plastike dhe nëse prekni fytyrën, kontaminimi kalon nga dorezat në fytyrën tuaj dhe ju mund të infektoheni./Motilokal.com